00:00:00
22 Feb

Samsung po bën ҫipa 1TB për telefona

Samsung ka njoftuar se do të fillojë të ofrojë eUFS 1TB (USB e inkoorporuar) e parë në botë si zgjidhje për prodhuesit e telefonave. Kjo do të thotë se telefonat do të jenë në gjendje të mbajnë një terabyte memorie në një ҫip të vetëm.

Zëvendësi i marketingut të Samsung-ut, Cheol Choi, tha në një deklaratë se eUFS  1TB “pritet të luajë një rol kritik në sjelljen e një eksperience të përdorimit si të notebook tek gjeneratat e reja pajisjeve telefonike”. Ka të njëjtën madhësi sa 512Gb i mëhershëm i Samsung-ut dhe lexon të dhënat me shpejtësi deri në 1,000 megabyte në sekond; kjo është 10 herë më shpejtë se karta e microSD , sipas Samsung.

Vitin e kaluar Samsung e shpalli Galaxy Note9 si “i gatshëm për 1 terabyte”, por kjo është vetëm nëse ju vendosni kartën microSD 512GB- kapaciteti më i lartë në dispozicion deri më tani.

A do të përdorë Samsung chipin e vet të memories për të publikuar një telefon të përshtatshëm për  1TB në të ardhmen e afërt? Nuk është e pamundshme, me thashetheme të ndryshme që sugjerojnë se linja e ardhshme Galaxy S10 do të përfshijë një model me 12GB RAM dhe 1TB të memories.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.