Samsung ka hapur në Indi fabrikën më të madhe të prodhimit të telefonave në botë

Samsung Electronics Co. e ka hapur fabrikën më të madhe të prodhimit të telefonave në botë në Indi, pasi fitoi në programin kryesor të kryeministrit Narendra Modi për t`i joshur investuesit të prodhojnë në shtetin në jug të Azisë.

Fabrika u përurua nga Modi dhe presidenti i Koresë Jugore Moon Jae-in gjatë vizitës së tyre në ndërtesë, e cila gjendet në periferi të Delhit. Kjo do ta dyfishojë kapacitetin e njësisë Noida të Samsungut për telefona mobil prej 68 njësive në vit deri në 120 milionë njësi në vit , tha kompania në një deklaratë por nuk pranuan të japin më shumë detaje.

Prodhuesit e smartfonëve nga Xiaomi Corp. deri te Oppo Mobiles janë duke ndërtuar fabrika në tregun e produkteve që po rritet më së shpejti në botë për ta nxitur shtytjen e Modi-t për joshjen e investitorëve të huaj që të “bëjnë në Indi”.

Tregu i smartfonëve në Indi u rrit 14 përqind me dërgesë të 124 milionë njësive në vitin 2017, ritmi më i shpjetë i rritjes në të 20 tregjet, sipas International Data Corp. Kompania kineze Xiaomi gjatë muajit prill tha se do t`i ndërtojë edhe tri fabrika në Indi.

Sipas kompanisë, fabrika e Samsung-ut do të bëjë gjithçka duke filluar prej telefonave të lirë që kushtojnë nën 100 dollarë deri te modeli i tyre i fundit S9.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.