00:00:00
22 Feb

“Russian Doll” nga Netflix, seria më e mirë e vitit 2019

Sipas Time, “Russian Doll” që filloi në Netflix më 1 shkurt, është seria më e mirë e vitit 2019 deri tani. E krijuar nga ekipi i përkryer i përbërë prej Natasha Lyonne, Amy Poehler dhe Leslye Headland, producentja e “Bachelorette”, paraqet Nadia-n si një version të personazhit që Lyonne e ka përfaqësuar shpesh si në ekran, ashtu edhe në jetën e vërtetë: e sertë, cinike, e ligë ndaj vetes.

Në një histori ku edhe detajet më të vogla kanë kuptim të rëndësishëm, ngjashmëria mes emrit të vërtetë të Lyonne me prejardhje nga rusishtja dhe emrit “Nadia” nuk mund të jetë rastësi. Premiera hapet me Nadian që shikon me një vështrim të zbrazët në pasqyrë në një festë që shoqet e saj Maxine dhe Lizzy kanë organizuar për të.

Disa orë më vonë- që janë vetëm nëntë minuta të episodit të parë- ajo vë re mungesën e maces, del në rrugë me nxitim, vritet nga një taksi dhe e gjen veten sërish në banjën e shoqeve të saj në fillim të mbrëmjes, e tmerruar por e padëmtuar fizikisht. Rilindjet e ardhshme, të cilat të gjitha fillojnë në dhomën e njëjtë përbëjnë misterin qendror: çfarë po ndodh me Nadian? A ka vdekur? A kishte marihuana që Maxine e ndau me të diçka tjetër përveç kokainë? Apo mos ajo po çmendet?

Seria nuk është e përqendruar në faktin se ajo vazhdon ta rijetojë të njëjtën natë por në njohurinë që ajo fiton për veten, për të kaluarën e saj dhe për marrëdhëniet gjatë këtij procesi. Çfarë është tjetër një kukull ruse, përveç se një ftesë për të kërkuar poshtë sipërfaqes?

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.