00:00:00
22 Feb

Rusia konsideron ‘shkyçjen’ nga interneti

Rusia po konsideron shkëputjen nga interneti global përkohësisht, si pjesë e një testi për siguri kibernetike.

Testi do të thotë se të dhënat që qarkullojnë mes qytetarëve rus  dhe organizatave qëndron brenda kombit në vend se të lëviz ndërkomëtarisht.

Draft ligji i nevojitur, i cili i mandaton ndryshimet teknike të operimit të pavarur, ishte aprovuar nga parlamenti vitin e kaluar.

Testi mendohet se do të ndodh me 1 prill por ende nuk është caktuar ndonjë datë përfundimtare.

Përçarje të mëdha

Draft ligji, i quajtur Diginal Economy National Program (Programi Kombëtar i Ekonomisë Dixhitale), i kërkon ISP-së së Rusisë të sigurojë se ajo mund të operojë në rast se fuqitë e huaja provojnë të izolojnë vendin në online.

Nato dhe aleatët e saj kanë kërcënuar të saksionojnë Rusinë pas sulmeve kibernetike dhe ndërhyrjeve tjera online me të cilat ajo akuzohet.

Masat e përshkruara në ligj përfshijnë se Rusia do të ndërtojë versionin e saj të sistemit të adresave të rrjetit, i njohur si DNS, kështu që ajo të mund të operojë nëse lidhjet për këta serverë internacional priten.

Momentalisht, 12 organizata mbikëqyrin serverët bazë për DNS dhe asnjë prej tyre nuk ndodhet në Rusi. Sidoqoftë, shumë kopje libri të rrjetit të adresave bazë ekzistojnë në Rusi, gjë që do të thotë se sistemi i saj i rrjetit mund të vazhdojë të punojë edhe nëse veprime ndëshkuese mirren për prerjen e lidhjes.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.