00:00:00
23 Mar

Rikthehet Friendsfest në 25 vjetorin e “Friends”

FriendsFest do të rikthehet këtë verë në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar përvjetorin e 25-të të “Friends”.

Ngjarjet do të zhvillohen mes korrikut dhe shtatorit në Londër, Bristol, Manchester dhe Milton Keynes.

Fansat e serialit do të kenë mundësi të ecin në vendet më të famshme të serialit pëfshirë apartamentin e Ross, koridorin ndërmjet apartamentit të Monikës dhe Joey-t si dhe Central Perk.

Gjithashtu do të keni mundësi të festoni në tezga, të porosisni pije nga bari i koktejeve dhe të merrni pjesë në një quiz të FriendsFest.

Ekspozita fillon në Heaton Park të Manchester nga 2 gushti deri më 18 gusht. Më pas do të vazhdojë në Bristol, Milton Keynes dhe do të përfundojë në Londër nga 20 deri më 29 shtator.

Biletat do të jenë në dispozicion nga 15 marsi ku një biletë standard do të kushtojë 27.50 funta.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.