00:00:00
22 Feb

Reperi Sheck Wes akuzohet për përndjekje dhe dhunë në familje

Reperi amerikan Sheck Wes është akuzuar nga ish partnerja e tij, Justine Skye, për përndjekje dhe dhunë në familje. Ai i ka mohuar akuzat.

Sheck Wes, 20 vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Khadimou Fall, u bë yll i rëndësishëm në skenën e muzikës rap në SHBA në vitin 2018 pasi kënga e tij Mo Bamba hyri në Top 10 këngët e SHBA-ve dhe mori miliona klikime. Albumi i tij debutues, Mudboy, hyri në top 20 albumet në Amerikë.

Skye postoi në Twitter: “Duke ecur rrugës me shokët e mi dhe Sheck Wes (abuzuesi im) dhe shokët e tij vendosën të na NDJEKIN  dhe sulmojnë shokët e mi… Ti je patetik dhe ti rrah gratë. Ti e godite vajzën tënde para syve të mi dhe do ta bësh prap…nëse kurrë nuk do të kishe ngritur dorë mbi mua ti nuk do të ishe në këtë situatë dhe vetëm po shkon duke e bërë situatën më keq”.

Fall i mohoi akuzat, duke shkruar në Twitter: “Unë kam zgjedhur të heshtë deri më tani për shkak të respektit ndaj viktimave të vërteta të dhunës. Por nuk mundem më përderisa vazhdojnë të thonë gënjeshtra rreth meje. Unë kurrë nuk kam goditur apo rrahur ndonjë grua dhe kurrë nuk goditur apo rrahur ndonjë njeri”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.