00:00:00
23 Mar

Reklamat për ‘pafajësinë’ e Micheal Jackson do të largohen

Transporti në Londër thotë se do të largojë reklamat që proklamojnë se Micheal Jackson është i pafajshëm.

Vendimi vjen pasi një organizatë për viktima të dhunës seksuale tha se ishte “e brengosur”  rreth reklamave që janë paraqitur në autobusa.

Posterët ishin vendosur si përgjigje ndaj një dokumentari në të cilin këngëtari ishte akuzuar për abuzim seksual të fëmijëve.

Reklamat ishin financuar nga një kampanjë financuese dhe shfaqnin sloganin: “Faktet nuk gënjejnë. Njerëzit po”.

The Survivors Trust (Besimi i të Mbijetuarve) tha se mesazhi mund t’i dekurajonte viktimat e dhunës seksuale të paraqisnin rastet.

Në një deklaratë për BBC Radio 1, transporti i Londrës tha: “Ne kemi rishikuar pozitën tonë dhe do t’i largojmë këto reklama.

“Ato janë refuzuar për shkak të ndjeshmërisë së publikut dhe brengës rreth përmbajtjes së tyre”. Dokumentari ‘Leaving Neverland’, i cili u transmetua në Britani të Madhe javën e kaluar përmbante deklarata të dy burrave të cilët thonë se ata ishin abuzuar seksualisht nga Micheal Jackson kur ishin të rinj.

Këngëtari vdiq në vitin 2009 kështu që ai nuk mund të mbrojë veten, por familja e tij dhe fansat kanë protestuar kundër dokumentarit që nga transmetimi i tij.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.