00:00:00
23 Mar

Queen, Adam Lambert përgatisin dokumentarin ‘The Show Must Go On’

Queen kanë folur rreth dokumentarit të ri, The Show Must Go On: The Queen + Adam Lambert Story, i cili do të debutojë të hënën me 29 prill në ABC. Jim Beach dhe Simon Lupton e kanë drejtuar projektin i cili tregon rritjen e Lambert nga errësira deri në garimin e tij për American Idol dhe bashkimin me rok grupin.

‘The Show Must Go On’ i quajtur sipas një kënge të Queen e publikuar në vitin 1991 përfshin pamje të rralla të koncertit, pjesë nga prapaskena dhe intervista ekskluzive me anëtarët e grupit Brian May, Roger Taylor dhe Lambert, yllin e ‘Bohemian Rhapsody’ Rami Malek, Foo Fighters’ Taylor Hawkins.

“Shumë i emocionuar për dokumentarin tonë”, shkroi Lambert në Twitter.

Queen dhe Lambert të cilët hapën Oscars 2019 me “We Will Rock You” dhe “We are the Champions”, së fundmi kanë lajmëruar një turne veror në Amerikë. Turneu 23 ditor “Rhapsody”—fillon më 10 korrik në Vancouver, British Columbia dhe më 23 gusht në Charlotte, North Carolina.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.