00:00:00
23 Mar

QKUK: Vendoset pompa e insulinës në Klinikën e Endokrinologjisë

Në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë tek pacienti Ilir Koci, është vendosur pompa e parë e insulinës. Vendosjen e pompës e bëri drejtoresha e kësaj klinike. Pompa e insulinës është donacion dhe vendoset tek pacientët me Diabetin Tip 1.

E pranishme gjatë vendosjes ishte dhe përfaqesuesja e kompanisë nga Kroacia, e cila ka vëzhguar nga afër këtë punë. Pompa e insulinës imiton mënyrën e sekretimit të insulinës nga pankreasi.

Marrja e insulinës në sasi precize përmes saj e mundëson arritjen e HbA1C( vlera mesatare e sheqerit në gjak për tre muaj).

Pompa është ideale dhe ulë rrezikun e paraqitjes së hipo apo hiperglikemisë si dhe parandalon shfaqjen e komplikimeve nga diabeti.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.