00:00:00
24 Mar

A shkakton pudra kancer?

Nga aroma e ëmbël e deri te marketingu i jashtëzakonshëm, shumë njerëz e shohin pudrën si një produkt të padëmshëm për përdorim higjienik dhe kozmetik. Megjithatë, ka pasur raporte të  laboratorëve që datojnë që nga vitet 1950, të cilat kanë ngritur dyshime lidhur me efektet shëndetësore të pudrës.

Merrni, për shembull, këtë studim nga viti 1971 i cili gjeti grimca të pudrës gjatë shqyrtimit të indeve nga pacientët me kancer ovarian. Kjo i atribuohet pranisë së asbestit, një substancë që shkakton kancer, e cila mund të gjendet në depozitat nëntokësore. Kjo bëri një kontroll më të rreptë të cilësisë për të siguruar që të gjitha produktet e pudrës ishin pa asbest, të kërkuara nga ligji federal që nga viti 1973.

Megjithatë, ju mund të kujtoni se si Johnson & Johnson, markë e cila është pothuajse sinonim me pudrën, është paditur nga gra të shumta të cilët pohuan se produktet e tyre në fakt kishin asbest, duke shkaktuar kancer ovarian.

Më parë këtë vit, J & J u urdhërua të paguajë 4.69 miliard $ për 22 gra. Paditëset thanë se përdorën pudrën J & J në zonën gjenitale në baza ditore, e cila ndoshta shkaktoi ekspozim ovarian ndaj asbestit.

E njëjta vlen edhe për pudrën e foshnjave – grimcat e imta mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes dhe probleme të mushkërive për foshnjat, siç thuhet nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. Nëse duhet ta përdorni atë, sigurohuni që shuma të jetë minimale dhe sigurohuni që produkti të mos thithet.

Ka mënyra të tjera për të zvogëluar rrezikun e një skuqje si pasojë e pelenave si përdorimi i misrit në vend të pudrës.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.