00:00:00
23 Mar

Pse mendoni për ushqim kur jeni duke mbajtur dietë

Nëse po mundoheni të humbni peshë, është e mundur që do të filloni të shihni ushqim të shijshëm kudo dhe tani shkencëtarët kanë zbuluar se pse ndodhë kjo.

Studimi nga hulumtuesit e Universitetit të Birmingamit zbuloi se të menduarit për ushqim edhe kur bëhet fjalë për ta shmangur i shton më shumë gjasat se do ta vini re ushqimin në ambientin tuaj.

Në studim, 43 pjesëmarrës me mbipeshë dhe 49 pjesëmarrës me peshë të shëndetshme duhej të memorizonin një fotografi të një ushqimi.

Më pas, pjesëmarrësit duhej të gjenin një rreth në ekran sa më shpejt që të ishte e mundur duke e injoruar pozicionin e katrorit në të njëjtin ekran. Në disa teste, rrethi përmbante foton e ushqimit, në disa të tjera katrori. Rezultatet zbuluan se pjesëmarrësit e kishin më të vështirë të gjenin rrethin kur ishte katrori ai që përmbante foton e ushqimit.

Suzanne Higgs, e cila e udhëhoqi këtë studim tha se:

“Ne sugjerojmë se të menduarit për ushqim i shton gjasat e të ngrënit të tepërt sepse një person reagon më tepër ndaj pranisë së ushqimit përreth dhe kjo mundësi e të ngrënit mund të çojë në shtim peshe”.

Fatmirësisht, studiuesit thonë se ka disa gjëra që mund t’i bëni për t’u siguruar që t’i përmbaheni dietës suaj. Kjo përfshin shpërqendrimin me enigma apo lojëra.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.