00:00:00
17 Jan

Pse i harrojmë emrat e njerëzve

Edhe njerëzit më të sjellshëm janë të prirur t’i harrojnë emrat e njerëzve që sapo i kanë takuar. Është thjesht një vështirësi e kujtesës. Por nëse mund t’i mbani në mend tekstet e këngëve të preferuara nga vitet e 80-ta, pse i harroni gjërat e thjeshta siç janë emrat?

E thënë thjesht, zakonisht ndodhë sepse nuk jeni shumë të interesuar. Njerëzit i mbajnë në mend më mirë ato gjëra të cilat janë të motivuar t’i mësojnë. Ndonjëherë jeni të motivuar t’i mësoni emrat e njerëzve ndërkohë që herëve të tjera është vetëm një informacion kalues që në atë moment nuk mendoni se është i rëndësishëm.

Një arsye tjetër është se meqë shumë njerëz kanë të njëjtin emër, truri juaj duhet të ketë më shumë kontekst për të mbajtur në mend një emër të përveçshëm sesa një të përgjithshëm si “veturë” apo “tigër”.

Për më tepër, ju duhet t’i mbani mend jo vetëm emrat por edhe fytyrat. Në disa raste ju e dëgjoni emrin por nuk ju mbetet në kujtesë si shprehjet e fytyrës apo gjatësia e një personi.

Kur prezantoheni me dikë, shpesh jeni të zënë duke i analizuar dhe duke menduar se çfarë do të thoni. Kur vëmendja juaj është e shpërqendruar në këtë mënyrë, emrat hyjnë nga një vesh dhe dalin nga tjetri.

Çfarë mund të bëni që të shmangni harrimin e emrave? Natyrisht se mundeni dhe duheni të përpiqeni të dëgjoni me më shumë vëmendje. Por është gjithashtu e rëndësishme ta trajnoni kujtesën duke e testuar atë vazhdimisht.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.