00:00:00
22 Mar

Pse nuk lodhen fëmijët?

Më në fund shkenca ka një përgjigje për pyetjen e shumë prindërve: pse duket sikur fëmijët nuk lodhen kurrë ?

Sipas një studimi të ri, shumica e fëmijëve e kanë ritmin e metabolizmit të ngjashëm me sportistët profesionalë dhe mund të ҫlodhen edhe më shpejtë.

Shkencëtarët krahasuan ritmin e metabolizmit dhe lodhjes për tre grupe pjesëmarrësish: djem 8-10 vjeҫarë, të rritur që nuk janë shumë aktivë dhe sportistë që garojnë në maratonë dhe çiklistë. Shkencëtarët krahasuam energjinë dhe ritmin e ҫlodhjes duke përcjellur ritmin e zemrës dhe nivelin e oksigjenit. Fëmijët dolën më mirë sesa të rriturit.

Shkencëtarët zbuluan se fëmijët djegin më shumë energji sepse iu desh të bënin më shumë hapa për ta arritur distancën e njejtë me të rriturit. Mirëpo studimi zbuloi se fëmijët e kalonin këtë pengesë me muskujt e tyre rezistent ndaj lodhjes që i mundësonin të ҫlodheshin shumë shpejtë nga ushtrimet me intensitet të lartë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.