Prodhuesi i Marlboros në bisedime me një firmë kanadeze kanabisi

Altria, prodhuesi i cigareve Marlboro, është në bisedime me një prodhues kanadez të kanabisit për një investim  të mundshëm në firmë.

Grupi Cronos i Kanadasë i konfirmoi diskutimet por tha se ende nuk kanë arritur marrëveshje.

Kjo i pason raportet që Altria ishte në bisedime për ta blerë Cornos-in kur është duke lëvizur drejt diversifikimit nga duhangjinjtë tradicional.

Kandaja e ka legalizuar kanabisin rekreacional në tetor – vendi i dytë në botë që e ka bërë këtë.

Cronos-i konfirmoi në një deklaratë se “është angazhuar në diskutime lidhur me një investim të mundshëm nga Altria Group Inc. në Cornos Group.”

“Asnjë marrëveshje nuk është arritur sa i përket ndonjë transaksioni të tillë dhe nuk mund të ketë siguri se diskutimet e tilla do të çojnë në një investim apo tjetër transaksion që i përfshin kompanitë.”

Shumë kompani tjera rreth botës po shkojnë drejt sektorit të marihuanës.

Pronari i birrës Corona, Constellation Brands ka thënë se do t`i derdhë 4 miliardë dollarë në top prodhuesin e kanabisit, Canopy Growth, në një marrëveshje që shënon investimin më të madh në këtë industri deri më tani.

Firma e duhanit Imperial Brands është duke investuar në kompaninë bioteknologjike të Mbetërisë së Bashkuar “Oxford Cannabinoid Technologies”, ndërsa një raport i kohëve të fundit nga mediat tha se Coca-Cola ishte në bisedime me një prodhues kanadez të kanabisit “Aurora Cannabis” për prodhimin e pijeve me marihuanë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka bërë fushatë për legalizimin e kanabisit, duke thënë se ligjet që e kriminalizojnë përdrorimin e rij ishin joefektive, duke pasur parasysh faktin se kanadezët janë ndër përdoruesit më të mëdhenj në botë. Posedimi i kanabisit së pari u bë krim në Kanada në vitin 1923 por përdorimi mjekësor ka qenë legal prej 2001.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.