00:00:00
22 Mar

Pritet që Apple të lansojë tre iPhone të rinj në vitin 2019

Pas pamjeve të publikuara të kamerës së ardhshme treshe në pjesën e pasme të iPhone XI, burime të reja tregojnë se Apple do të lansojë tre iPhone të rinj këtë vit. Siç zakonisht, gjigandi teknologjik i Cupertino do të lansojë një version luksoz të shoqëruar me opsione më të përballueshme.

Versioni i ri i telefonit të famshëm të mençur do të vijë i pajisur me një kamerë treshe në pjesën e pasme siç është bërë e ditur më parë, ndërsa verzionet e tjera do të përdorin një kamerë standarde të dyfishtë. Siç pohohet, opsionet më të lira do të jenë të pajisura me një ekran LCD njësoj si iPhone XR i mëhershëm ndërsa telefonët premium do të vazhdojnë të kenë ekran OLED.

Ndërkohë që për momentin nuk është e sigurtë se si do të duken telefonët e rinj, modelet e fundit, si iPhone XR nuk duken të jenë aq të rinj dhe të përmirësuar sa mund të kenë shpresuar shumica.

Më shumë detaje dhe informacione do të zbulohen javëve të ardhshme.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.