00:00:00
22 Feb

Princess Diaries 3: Anne Hathaway zbulon lajmin e madh

Kanë kaluar 18 vjet qëkur Amelia Mignonette Thermopolis Renaldi zbuloi se ishte trashëgimtare e Mbretërisë së largët Europiane (të imagjinuar) në filmin e parë të “Princess Diaries”. Katër vite më vonë ajo u martua me Nicholas dhe u kurorëzua si mbretëreshë e Genovia-s. A jetuan të lumtur përgjithmonë?

Librat e Meg Cabot vazhduan por filmi i tretë nuk u realizua për një kohë shumë të gjatë. Deri tani. Anne Hathaway ka zbuluar lajmin ngazëllyes rreth filmit të tretë. Vetë aktorja ka konfirmuar se ekziston një skenar i përfunduar.

Pas një pyetjeje nga një fans, Hathaway i tregoi drejtuesit të emisionit, Andy Cohen se:

“Ekziston një skenar për filmin e tretë… Unë dua ta realizoj. Julie Andrews gjithashtu dëshiron. Edhe producentja Debra Martin Chase është dakord. Të gjithë duam që kjo të ndodhë vetëm se duam që të jetë i përkryer pasi që edhe ne e duam po aq sa ju. Është po aq i rëndësishëm për ne sa edhe për ju ndaj nuk duam të lansojmë asgjë deri sa të jetë gati por jemi duke punuar për këtë”.

Hathaway ishte ende një vajzë e re kur e realizoi filmin e dytë dhe mosha e saj përshtatej me atë të personazhit në ekran. Tani që ajo është 36 vjeç, a do të zhvendoset edhe filmi për një dekadë më pas?

Në seritë e Meg Cabot ka gjithsej 11 libra megjithatë filmi i dytë nuk është bazuar në ngjarjet e asnjërit prej tyre. Ka mundësi që skenari i ri të ketë gjithashtu një ngjarje origjinale.

Cabot është ende e përfshirë dhe rreth filmit të ardhshëm ka thënë vetëm se:

“Do të doja të uleshim dhe të flisnim për këtë por nuk mundem. Nuk më lejohet por e ndjek më shumë historinë e filmit sesa atë të librave”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.