00:00:00
23 Mar

Presidenti e ngatërron emrin e Tim Cook

Presidenti Donald Trump iu ka referuar Tim Cook si “Tim Apple” gjatë një takimi me American Workforce Policy Advisory Board (Bordi Konsultativ i Politikave të Forcave të Punës Amerikane) të mërkurën dhe emri duket se është bërë i famshëm.

Të paktën në Twitter, Shefi ekzekutiv i Apple ka ndryshuar mbiemrin e tij dhe ka vendosur logon e Apple në profil.

Është e paqartë saktësisht se kur ka ndodhur ndryshimi, por Wayback Machine tregon se Cook ishte duke përdorur emrin e tij të plotë në Twitter të mërkurën, gjë që lë të nënkuptojë se ai sipas gjitha gjasave e ka ndryshuar atë të enjten.

Trump gjatë kohës që po e lavdëronte Cook për investimin në Amerikë tha: “Ne e vlerësojmë shumë, Tim Apple”.

Është e mundur se Trump ishte duke ju referuar shefit ekzekutiv dhe kompanisë veç e veç në të njëjtën fjali, pasi transkriptimi i bisedës i Shtëpisë së Bardhë përmban një vizë mes “Tim” dhe “Apple”.

Pa marrë parasysh, kjo shkaktoi një bujë mjaft të madhe në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që Trump i ka ngatërruar emrat e shefave ekzekutiv. Vitin e kaluar, ai iu referua Lockheed Martin, shefit ekzekutiv të Marillyn Hewson si “Marillyn Lockheed.”

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.