00:00:00
22 Feb

Pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO lajm i rëndësishëm

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka uruar ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska me rastin e nënshkrimit të protokollit në Bruksel, akt ky që i hapi rrugë fqinjit tonë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

Me këtë rast, ministri Berisha duke uruar ministren Shekerinska dhe nëpërmjet saj edhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut u shpreh: “Uroj ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, znj. Radmila Shekerinska dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për këtë ditë historike, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë”.

Aktin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ministri Berisha e cilësoi si të një rëndësie të veçantë.

“Nënshkrimi i protokollit i pranimit të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut në NATO, është një lajm i rëndësishëm dhe një hap i madh për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.