00:00:00
22 Mar

Politikanët nuk mund t’i bllokojnë armiqtë në rrjetet sociale

Sipas një gjykate federale të apelit, një politikane nga Virginia ka shkelur kushtetutën pasi që e bllokoi një kritik në faqen e Facebook, gjë që mund të ndikojë edhe në apelin e presidentit Donald Trump për një vendim të ngjashëm në New York.

Gjykata tha se Phyllis Randall, kryesuese e Bordit të Mbikëqyrësve të Loudoun County, shkeli amandamentin e parë të së drejtës të fjalës së lirë të Brian Davison pasi që e bllokoi atë për 12 orë nga faqja e saj në Facebook. Kjo ndodhi pasi që Davison kishte marrë pjesë në një takim të bashkisë së vitit 2016 dhe pastaj në profilin e tij të Facebook “Virginia SGP” akuzoi anëtarët e bordit të shkollës dhe të afërmit e tyre për korrupsion dhe konflikte të interesit. Randall kishte fshirë edhe postimin origjinal dhe të gjitha komentet, përfshirë atë të Davison.

Gjykatësi i qarkut, James Wynn refuzoi argumentin e Randall se faqja e saj në Facebook ishte faqe private, duke thënë se “elementi ndërveprues” ishte një forum publik dhe se ajo bëri diskriminim të paligjshëm të këndvështrimit.

Katie Fallow, avokatja që përfaqëson Davison tha se zyrtarët publikë “nuk kanë leje të shuajnë kundërshtimet online siç nuk mund t’i shuajnë në realitet”.

Në një rast, Trump i kishte kërkuar Gjykatës së Qarkut të Apelit në Manhattan të shfuqizonte një vendim në maj të vitit 2018 sipas të cilit ai nuk mund të bllokonte kritikët nga llogaria e tij në Twitter @RealDonaldTrump.

Departamenti i Drejtësisë që përfaqësonte Trump kishte thënë se presidenti e përdor llogarinë e tij në Twitter për të shpërndarë pikëpamjet e tij jo për të ofruar një platformë për diskutime publike dhe në kushtetutë nuk kërkohet që ai të pranojë mesazhe të cilat nuk dëshiron t’i dëgjojë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.