00:00:00
23 Mar

Policia thotë se piktura e vjedhur e Brueghel ishte e rreme

Policia në itali  nuk janë të brengosur rreth vjedhjes së pikturës së famshme flemishe- sepse ata e kishin zëvendësuar atë më një pikturë të rreme muaj më parë.

Piktura e bërë nga Pieter Brueghel i riu e cila vlen miliona dollarë dukej se u zhduk nga një kishë të enjten.

Hajnat përdorën një çekan për të thyer arkën e saj dhe u larguan me veturë,

Pas disa orësh, policia zbuloi se ata kishin dëgjuar thashetheme rreth planifikimit të vjedhjes së pikturës- dhe kishin vendosur kamera për të zënë hajnat duke kryer veprën.

Piktura e kryqëzimit ishte zëvendësuar me një kopje dhe origjinali po ruhet me kujdes, thanë ata.

Gjitha kjo ndodhi në qytetin e Castelnuovo Magra në Liguria, ku piktura e kryqëzimit ishte mbajtur në një mur të kishës Santa Maria Maddalena.

Pamja e sigurisë tani po studiohet me kujdes dhe hetuesit po ndjekin kryesit e krimit.

Para se të shpallej ndërrimi i pikturës, kryetari Daniel Montebello ishte thënë për medie se piktura ishte “një vepër arti me një çmim të pallogaritshëm dhe një goditje e madhe për komunitetin”.

Ndërsa të enjten në mbrëmje ai kishte zbuluar se kishin bërë një hile duke shpjeguar se “sot për arsye investigimi ne nuk kemi zbuluar gjithçka”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.