Po flini vetëm 6 orë? Pini më shumë ujë ditën tjetër

Të rriturit e shëndetshëm duhet të synojnë të flenë 7 deri në 9 orë çdo natë, sipas udhëzimeve nga ekspertët. Tani, duket se gjumi më i shkurtër, deri në 6 orë në natë, mund ta shtojë rrezikun e dehidratimit.

Ndonëse mund të mos duket si problem i rëndësishëm , studimet e fundit kanë treguar se edhe dehidratimi i ulët mund ta dëmtojë humorin dhe aftësinë e të menduarit.

Pas një periudhe kohore, dehidratimi mund të ketë efekte të tjera të dëmshme në trup si për shembull një rrezik të shtuar të infeksioneve në kanalin e urines, gurëve në veshkë apo shkatërrimit të veshkës.

Nëse flini vetëm gjashtë orë gjatë natës, mund të ndikojë në hidratimin tuaj. Nëse nuk po flini mjaftueshëm dhe ndiheni keq apo të lodhur ditën tjetër, pini më shumë ujë.

Nëse po pyesni veten rreth lidhjes mes orëve të gjumit dhe se sa të hidratuar jeni, përgjigjja ka të bëjë me sistemin tuaj të hormoneve. Vasopresina është një hormon që luan një rol të rëndësishëm për të ndihmuar trupin të ruajë ujin.

Vasopresina lirohet edhe më shpejt edhe më vonë gjatë ciklit të gjumit. Ndaj nëse po zgjoheni herët, mund ta humbisni atë kohë në të cilën hormoni lirohet më tepër, duke shkaktuar kështu një çrregullim në hidratimin e trupit.