Plaçkitjet e sulmet mbi pronën, një problem në mjediset serbe

Familjet Maksić dhe Bukumirić në Gorazhdec për pak kanë mbetur pa disa krerë gjedhë. Në shtallën e tyre kanë hyrë hajnat që kanë marrë gjithçka. Nuk kanë arritur t’i vjedhin gjedhët në saje të shkathtësisë së pronarëve të cilit i ndoqën dhe i gjetën lopët e lidhur në pyll.

Ekipi i Radio Gorazhdecit tentoi që të shtrojë pyetje lidhur me këtë edhe në një konferencë për shtyp. Edhe pse konferenca ishte caktuar përkitazi me siguri, drejtori rajonal i policisë, Shaban Shala tha se kjo nuk ishte tema e konferencës.

Por detajet dhe përgjigjet lidhur me pronën e vjedhur kanë kërkuar edhe vetë qytetarët.

Milan Jandžiković është viktimë e plaçkitjes në Gorazhdec. Ai po ashtu nuk po e merr përgjigjen në pyetjen se deri ku kanë arritur hetimet në rastin e tij.

“Të jem i sinqertë, deri mër tash – ama absolutisht asgjë s’ka ndodhur. Fare nuk jam i kënaqur me një qasje të tillë, me punën e këtillë të policisë. Shkova disa herë për të pyetur, të jem i sinqertë, disa policë ishin arrogant rreth kësaj, në stilin si:  ‘çfarë të kanë vjedhur’, çka të mungon’,  ‘ne nuk jemi njoftuar rreth kësaj’… Vërtet s’di deri ku do të shkojë kjo dhe çfarë mënyre e zbulimit është kjo. Një e di, mua askush nuk më ka informuar rreth kësaj. Lirisht mund të them se asgjë s’ka ndodhur. Në fillim mbase ka patur disa zhvillime, dyshohej në disa pakica nacionale, në romë, egjiptian, por asgjë rreth kësaj nuk është sqaruar. Dyshohej se ata ishin kryes të kësaj vepre, u paraburgosën, ju caktua arresti shtëpiak në lagjen Firajë dhe unë sinqerisht shpresova se diç do të sqarohej, të shohim një herë se çka ka dhe çka kishte ndodhur, por prap asgjë. Dëgjuam se ishin liruar, disa thonë se kishin ikur, tash se çka është e vërtet nuk dij, “ thotë Milan Jandžiković.

Anëtari i Këshillit për Siguri të komuniteteve në komunën e Pejës, Nenad Bukumirić thotë se siguria sa i përket fëmijëve dhe qytetarëve është më e mirë se përpara.

“Siguria në periudhën e mëhershme ishte shumë e brishtë dhe e dobët, sot sa i përket sigurisë së përgjithshme situata është paksa më e mirë. Sa u përket fëmijëve, aty kam një vërejtje të vogël, asfalti kalon mu nëpër fshat, shumë shpejtë po vozitet. Shtëpia ime është afër asfaltit, kështu që kam kohë dhe rast ta shoh këtë. Shumë shpejt po vozitet, gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë, tetëdhjetë kilometra në orë, e shkolla është mu buzë rrugës. Dhe unë mendoj, meqë kam fëmijë në shkollë, se çfarë do të mund të ndodhte, mos dhashtë Zoti, ndonjë katastrofë që dikush dikë ta shkelë.. . Mendoj se policia do të duhej të punonte paksa në këtë drejtim dhe t’i parandalonte shoferët që të ngasin shpejtë. Duhet biseduar me njerëzit nga stacioni policor në Pejë, që kjo paksa të përmirësohet, puna e tyre, ndërrimet, që policia të dalë pak nëpër fusha e të sheh kush po punon, kush po gërmon, kush po i pren drunjtë, drunjtë e kujt po i prejnë,” thotë  Nenad Bukumirić.

Prej vitit 1999 qytetarët kanë pasur më së shumti besim tek KFOR-i, meqë ata prej fillimit ishin këtu, e sipas tij, kohëve të fundit KFOR është tërhequr dhe i ka lënë policisë të punojë.

“Se cilat janë obligimet e tyre dhe se çfarë po punojnë në fshatrat në komunën e Pejës,  personalisht nuk di. I shoh se po lëvizin me disa vetura, lëvizja e tyre është zvogëluar, por mendoj se populli ka besim tek KFOR-i dhe ato institucione ushtarake”, thotë anëtari i Këshillit për Siguri në komunën e Pejës, Bukumirić.

Në Këshillin për Siguri është edhe Miodrag Dasić nga fshati i të kthyerve dhe mendimi i tij është se policia po e kryen mirë punën e saj.

Më duhet ta lavdoj Policinë e Kosovës edhe nëse të gjithë kanë diçka kundër kësaj, unë këtu po bashkëpunoj me komandantin e policisë së Vitomiricës, me komandantin në Pejë. Pra ne punojmë drejt asaj që të gjitha këto raste të jashtëligjshme të zgjidhen. Nëse ka ndonjë rast, shkojmë për ta zgjidhur, jo në publik dhe jo në fshehtësi…  Ne gabojmë që gjithëherë vajtojmë se nuk kemi siguri dhe këtë dikush e ka interpretuar negativisht. Është dashur gjithnjë që në pjesën qendrore të Serbisë ta dërgojmë pasqyrën  se siguria është e mirë dhe se njerëzit po vijnë, se mund të vijnë në shtëpitë e tyre dhe nëse vendosin ta shesin pronën mund ta shesin personalisht, e jo nëpërmjet disa noterëve që tani janë pasuruar, në atë llogari,” thotë Dasić.

Komandanti i grupit multinacional Perëndim të KFOR-it, Ruggero Cucchini është një prej atyre që kujton se si ishte pas luftës në Kosovë. Ai është i mendimit se situata sot është më e mirë.

“Unë isha këtu në periudhën e pasluftës dhe ishte shumë vështirë për të gjithë njerëzit që jetonin këtu. Isha kapiten i ri, atëbotë përpiqeshim dhe i kontribuonim sigurisë për të gjithë qytetarët. Është me rëndësi se po shohim përmirësim të madh në raport me atë qysh ka qenë më 1999. Këtu jeta është përmirësuar shumë. Ky fshat i përngjante fortesës, atëbotë ishte thuajse e pamundur të hyhet në fshat, e sot është ndryshe. Situata është shumë më e mirë dhe duhet bëra hapa përpara”, thotë komandanti i Grupit Multinacional Perëndim.

Radio Gorazdevac – Milić Petrović

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.