00:00:00
22 Feb

Pirja e duhanit gjatë shtatëzanisë po bëhet fshehurazi

Gratë shtatzëna të cilat pijnë duhan ose alkool mund të fshehin zakonet e tyre  për shkak të reagimeve negative, një studim e ka gjetur.

Gratë shtatzëna i treguan studiuesve të Universitetit Cardiff se ato ndjehen “të inatosura dhe larguara” nga njerëzit nëse pinë duhan ose alkool në publik.

Sipas shifrave të fundit, 21% e grave në Wales pinë duhan.

Studiuesit thanë se gratë kanë nevojë për “empati” në vend që të jenë të stigmatizuara.

Studimi pohoi se gratë që pinë duhan ose alkool gjatë shtatzënisë  kishin marrëdhënie “të këqija” me mamitë e tyre dhe do të merrnin këshilla shëndetësore në një “ton gjykues”, duke i bërë ato më pak gjasa të kërkonin mbështetje.

Disa gra thanë se ato gjithashtu gjykohen negativisht nga partnerët për këto zakone.

Gratë që ndihen “të gjykuara” për pirjen e duhanit në publik, po e bëjnë këtë në shtëpi dhe nuk po punojnë në ndalimin e tij, tha studimi

Dr. Aimee Grant, nga Qendra e  Studimeve të Universitetit të Cardiffit, tha: “Gjykimet morale zakonisht iu drejtohen nënave duke iu referuar sjelljeve shëndetësore në shtatzëni dhe nënat e klasës punëtore janë veçanërisht subjekt i kësaj kritike.

“Studimi ynë tregon se këto shenja dhe komente  irritojnë dhe i tjetërsojnë gratë shtatzëna, duke i bërë ato më pak gjasa të kërkojnë ndihmë. Askush nuk dëshiron të gjykohet dhe të turpërohet”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.