Pianistja kosovare Artemida Qarri performon në Maqedoni

Pianistja kosovare, Artemida Qarri do të performojë të enjten mbrëma me Filarmonine e Maqedonise në Shkup.

Koncerti do të fillojë nga ora 20.00 dhe do të dirigjohet nga Sasho Tatarchewski. Ndërsa për audiencën do të luhen vepra të kompozitorit të njohur, Dmitri Shostakovich.

Artemida Qarri vijon studimet e Doktoratures për Drejtimin e Pianos në Shkup, ndërsa ato Master i ka perfunduar në Itali.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.