00:00:00
17 Jan

Peticion që Disney të heq shprehjen “hakuna matata” te Lion King

Një peticion që e akuzon Disney për “kolonializëm dhe vjedhje” për përdorimin e një shprehjeje në filmin “The Lion King” ka marrë më shumë se 30,000 nënshkrime.
“Hakuna matata” do të thotë “nuk ka problem” apo “pa shqetësime” në gjuhën Swahili, e cila flitet në Afrikën lindore.

Disney e përdori këtë shprehje në vitin 1994- në të njëjtin vit që edhe filmi i animuar “The Lion King” u lansua.

Organizatori i peticionit Shelton Mpala shpreson se mund ta bindë kompaninë amerikane të heq dorë nga shprehja “hakuna matata”.

“Shumë prej folësve të gjuhës Swahili kanë qenë të shokuar, nuk kanë pasur as ide që kjo po ndodhte”, tha Mpala. “I rritur në Zimbabwe, gjithmonë e kam pasur atë idenë se gjuha e një kulture ishte pasuria e saj”.

Disney nuk i është përgigjur kërkesës për të dhënë një koment rreth kësaj.

Mpala thotë se ai nuk është folës i gjuhës Swahili por se beson që shprehja “Hakuna Matata” është vetëm shembulli më i fundit i “shfrytëzimit në ndonjë formë” të Afrikës.

Ai nuk është i vetmi që mendon kështu. Disa gazeta keniane e kanë akuzuar gjithashtu Disney se ka vjedhur nga kultura keniane duke pretenduar pronësinë e shprehjes.

Lajmet rreth kësaj kanë zemëruar edhe shumë njerëz në rrjetet sociale.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.