00:00:00
22 Feb

Pesë këngët më romantike

Për nder të ditës më romantike të vitit, ja disa nga këngët më të ndjera të dashurisë:

“Home” Edward Sharpe and the Magnetic Zeros (2010)

Kënga e ëmbël pasqyron thelbin e të ndjerit tërësisht në shtëpi me personin që do-kudo që të jesh.

“Just the way you are”, Bruno Mars (2010)

Mars tha se ishte inspiruar nga këngë të tjera që i thonë gjërat drejtpërdrejt.

“Edhe teksti i kësaj kënge vjen drejtpërdrejt nga zemra. Nuk ka asgjë befasuese rreth kësaj kënge. Unë vetëm po i tregoj një gruaje se duket e bukur ashtu siç është dhe të tregohemi të sinqertë, cila grua nuk dëshiron ta dëgjojë këtë tekst?!”.

“A thousand Years”, Christina Perri (2011) 

Ky hit u shkrua dhe u inçizua për albumin “The Twilight Saga: Breaking Dawn — Part 1: Original Motion Picture Soundtrack”. U inspirua nga historia e dashurisë e dy personazheve kryesore, Edward dhe Bella. Vite më vonë, mbetet ende njëra nga videot më të shikuara në Youtube e të gjitha kohërave.

“Unconditionally”, Kate Perry (2013)

Perry tha se balada ishte inspiruar gjatë udhëtimit të saj humanitar në Madagaskar në vitin 2013, gjatë të cilit ajo kishte qenë dëshmitare e dashurisë së pakusht dhe ishte inspiruar të shkruante një këngë rreth kësaj.

“E dua këtë këngë sepse jo vetëm që mund të jetë një këngë romantike intime por mund të jetë edhe për llojin e dashurisë që një nënë ka kur e sheh fëmijën e saj të parë, ose dashuri mes miqve të ngushtë dhe partnerëve. Është një dashuri e jashtëzakonshme, jo vetëm një status i lidhjes”.

“All of me”, John Legend (2013)

Kjo baladë e këndshme dhe e fuqishme u shkrua nga kantautori për Chrissy Teigen. Çifti ishin takuar në xhirimet e videos muzikore të Legend “Stereo” gjashtë vite më herët.

“Perfect”, Ed Sheeran (2017)

Kjo këngë romantike nga kantautori anglez ishte një hit i madh që nga moment i debutimit në vitin 2017. Madje edhe u zgjerua në dy versione të tjera: “Perfect Duet” me Beyonce dhe “Perfect Symphony” me këngëtaren italiane Andrea Bocelli.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.