00:00:00
22 Feb

Pamjet e para të Will Smith në rolin e xhindit te Aladdin

Disney ua plotësoi dëshirën të gjithëve kur dha pamjet e para të Will Smith në rolin e xhindit të kaltër në versionin e ri ‘live action’ të Aladdin.

Fatkeqësisht, shumë fansave nuk ju bëri përshtypje ajo çfarë panë dhe e shprehën këtë në rrjetet sociale.

“Duket se xhindi Will Smith do të më shfaqet në ëndrrat e frikshme”, postoi një përdorues në Twitter.

Një tjetër shtoi:

“Nuk do të fle më kurrë dhe është i gjithi faji i Will Smith”.

Traileri u zbulua gjatë çmimeve Grammy në të cilin shfaqet Aladini duke iu afruar Shpellës së Mrekullive në kërkim të llampës.

Kur Disney lansoi për herë të parë imazhe të filmit të ardhshëm, Smith e pranoi se ishte gjithmonë “tmerruese” kurdoherë që “je duke bërë gjëra që janë ikonike”. Aktori tha se shfrytëzoi edhe rolet e tij në “Bad Boys” dhe “The Fresh Prince of Bel-Air” për t’i dhënë formë xhindit.

Të tjerë fansa të filmit kanë thënë se do të prisnin ta ndanin mendjen e tyre kur filmi të lansohet në maj.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.