00:00:00
22 Mar

Pamja magjike e plazhit që shëndrit në errësirë

Maldive është e famshme në tërë botën për plazhet jashtëzakonisht piktoreske. Nëse kërkoni fotografi online do t’ju shfaqen imazhe të ujit më të kthjellët në botë, qiejve pa re dhe… rërës që shëndrit natën? Po, fotografia është e vërtetë. Disa plazhe në Maldive vërtet ndriçohen natën dhe kjo nuk ndodhë për shkak se një vizitor pa ndërgjegje mjedisore ka shpërndarë bojë fluoreshente nëpër rërë.

Organizmat përgjegjës për ngjyrën e kaltër quhen “ostracod crustaceans”, një lloj karkalecash. Ata janë në përgjithësi rreth një milimetër të gjatë dhe mund të rrezatojnë dritë të kaltër për disa sekonda, ndonjëherë edhe për një minutë apo më gjatë. (Fitoplanktoni bioluminishent, një tjetër organizëm që rrezaton dritë e që jeton në ujë mund të shëndris vetëm për një moment kur përplasen me rërën apo ujin). Besohet se këto pamje të mrekullueshme (edhepse të paparashikueshme) krijohen nga vdekshmëria në masë e ostrakodëve – një pamje e trishtuar, por në të njëjtën kohë spektakolare.

Nëse keni dashur të bëni një udhëtim për në Maldive, tani keni një arsye më shumë për të rezervuar biletën. Këto drita ujore shfaqen edhe në Xhamajkë, Puerto Riko, Belgjikë dhe San Diego. Në këtë të fundit drita e kaltër shkaktohet nga algat bioluminishente.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.