Pajisja Alexa e Amazonit përgjon bisedën e një çifti dhe ia dërgon një kontakti të tyre

Një familje nga Portland e kontaktoi Amazonin për të hulumtuar pasi që thonë se një bisedë private në shtëpinë e tyre ishte incizuar nga pajisja e mençur Alexa e Amazonit, që kontrollohet me zë – dhe që biseda e incizuar i ishte dërguar në telefon dikujt në Seattle, i cili ishte në listën e kontakteve të familjes.

“Unë dhe burri im bënim shaka dhe thoshim se këto pajisje dëgjojnë çfarë flasim,” tha Danielle.

Secila dhomë në familjen e saj ishte e lidhur me pajisjet e Amazonit për ta kontrolluar ngrohtësinë, ndriçimin dhe sistemin e sigurisë së shtëpisë së saj.

Por Danielle tha se dy javë më parë dashuria e tyre për Alexa-n ndryshoi me një thirrje telefonike alarmuese. “Personi në linjën tjetër tha, ‘shkyçini pajisjet Alexa menjëherë,’” tha Danielle. “Jeni duke u hakuar.’”

Ai person ishte një nga punëtorët e burrit tim, duke telefonuar nga Seattle.

“I hoqëm të gjitha pajisjet nga prizat dhe ai vazhdoi të na tregonte se ka pranuar audio fajla me incizime nga brenda shtëpisë sonë,” tha ajo. “Së pari, burri im tha, ‘oh jo, s`ka mundësi!’ Pastaj (pranuesi i mesazhit) tha ‘Ishit ulur duke biseduar për dysheme nga druri i fortë.’ Dhe u bindëm që na kishte dëgjuar.”

Danielle e dëgjoi bisedën kur iu dërgua, dhe nuk mund të besonte që edhe dikush 283 kilometra larg e kishte dëgjuar.

“U ndjeva e sulmuar,” tha ajo. “Thyerje totale e privatësisë. Menjëherë thashë kurrë më nuk do ta kyç atë pajisje sepse nuk mund t`i besoj.”

“Amazoni tha se ‘inixhinierët tanë shikuan inçizimet tuaja dhe gjetën pikërisht atë që na e thatë ju, ata e panë mu atë që na thatë ju se ndodhi, dhe ma vije keq.’ Ai kërkoi falje rreth 15 herë brenda 30 minutave dhe tha se vërtet e çmojmë faktin që sollët vëmendje në këtë çështje, kjo është diçka që duhet ta rregullojmë!”

Por Danielle tha se inxhinieri nuk dha detaje se si ndodhi kjo, apo nëse është çështje e përhapur.

“Ai na tha se pajisja thjesht ka hamendësuar çfarë po thoshim”, tha ajo. Danielle tha se pajisja nuk e këshilloi me zë se po përgatitej ta dërgonte inçizimin, gjë që është e programuar ta bëjë.

Kur KIRO 7 i bëri disa pyetje Amazonit, ata dërguan këtë përgjigjje:

“Amazoni e merr shumë seriozisht privatësinë. Ne hulumtuam çfarë ndodhi dhe zbuluam se është një ndodhi shumë e rrallë. Po ndërmarrim hapa për ta shmangur këtë ndodhi në të ardhmen.” Amazon i ofroi Danielës t`ja shkyçin pajisjet e komunikimit Alexa që tëmund të vazhdojë t`i përdorë karakteristikat e tij Smart Home (Shtëpi e Mençur). Por Danielle shpreson që kompania t`ia rimbursojë fondet për pajisjet e saj, për çka tha se përfaqësuesit e kompanisë nuk deshën ta bëjnë. Ajo thotë se është kurreshtare të kuptojë nëse edhe dikush tjetër e ka përjetuar një njëjtën gjë.

“Një burrë dhe grua në intimitetin e shtëpisë së tyre bëjnë biseda që nuk presin t`i dërgohen dikujt në librin e adresave të tyre,” tha ajo.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.