Pacolli uron Madagaskarin në 58 vjetorin e Pavarësisë, e falenderon për njohjen

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ka përcjellur urimet më të sinqerta popullit dhe përfaqësuesve të Institucioneve të Republikës së Madagaskarit përderisa ata shënojnë 58 vjetorin e Pavarësisë së tyre.

“Në emër të Presidentit, Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Madagaskarit, përderisa ata shënojnë 58 vjetorin e Pavarësisë, duke i dëshiruar paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe mirëqenie për popullin. Ne, do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës Republikës së Madagaskarit për vendimin e drejtë dhe në kohën e duhur për ta njohur Republikën e Kosovës si shtet i Pavarur dhe Sovran. Jemi zotuar bashkërisht për hapjen e portave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve”, ka thënë në mesazhin e urimit kryediplomati kosovar, Pacolli.

Republika e Madagaskarit e njohu Republikën e Kosovës në prag të përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë së Kosovës dhe në një kohë shumë të rëndësishme.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.