00:00:00
23 Mar

Oprah Winfrey do të publikojë librin autobiografik të Alicia Keys

Libri i këngëtares, ‘More Myself’ i përshkruar “si gjysmë autobiografi, gjysmë dokumentar narrativ”, do të jetë libri i parë i publikuar nga shtëpia botuese e Oprah Winfrey.

“Çfarë është më interesante është rikthimi i gjithë atyre vendeve dhe hapësirave dhe momenteve në jetë që të shkaktojnë ankth ose shqetësim ose krenari, ose edhe gjërat që ti i ke bërë për t’ia dalë”, tha prezantuesja e çmimeve Grammy në një video promovuese.

Dhe unë doja ta quaja atë një udhëtim, sepse nuk doja dhe nuk dua ta quaj atë një kujtim”.

Alicia publikoi albumin e saj debutues , Songs in A Minor’, në vitin 2001 kur ishte vetëm 20 vjeçe.  Që atëherë ajo ka regjistruar edhe 5 albume të tjera dhe ka fituar 15 Grammy.

Ajo gjithashtu ka bashkë-themeluar organizatën bamirëse Aids dhe Keep a Child Alive.

Oprah tha në Twitter se Alicia “ka përjetuar dritën dhe presionin e famës gjersa ende mban një shpirt modest dhe të bukur”.

Unë jam e nderuar që ajo zgjodhi të ndante historinë e saj personale… nëpërmjet shtëpisë time botuese”.

Dyshja e promovuan librin gjatë një dreke.

 

 

 

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.