00:00:00
23 Mar

Numri i ri i Vogue ka 14 aktore femra nga 14 vende të ndryshme

Llojllojshmëria dhe ndryshimi i qëndrimeve ndaj femrave do të shfaqen në numrin e ri të “Vogue” që do të ketë 14 aktore femra nga vende dhe formime kulturore të ndryshme.

Numri i dyfishtë i prillit që i dedikohet “talentit global” përqendrohet te aktoret që kanë qenë të afta t’i tejkalojnë formimet e tyre kulturore dhe të bëhen yje të njohura ndërkombëtarisht.

Në kopertinë, aktorja amerikane Scarlett Johansson pozon krahas aktores së Koresë së Jugut, Doona Bae dhe aktores indiane Deepika Padukone.

Kopertina e dytë i dedikohet aktores franceze, Lea Seydoux, aktores kineze, Angelababy, aktores australiane, Elizabeth Debicki dhe aktores nigeriane, Adesua Etomi-Wellington.

Numri i prillit gjithashtu përfshin edhe aktoren meksikane, Eiza Gonzalez, aktoren braziliane, Bruna Marquezine, aktoren islandeze, Hera Hilmar, aktoren britanike, Banessa Kirby dhe aktoren gjermane, Liv Lisa Fries.

Përveç se do të ekspozojë talentet e 14 femrave nga 14 vende, qëllimi i këtij numri sipas revistës është që të ngrisë vetëdijen rreth ndryshimeve pozitive që po ndodhin në botën e industrisë përfshirë heqjen e barrierave ndërmjet kulturave, vendeve dhe famës.

Sipas aktoreve, pavarësisht “zgjerimit dhe pranimit në botën e argëtimit”, kufinjtë ende ekzistojnë dhe ende duhet të bëhet shumë sa i përket barazisë gjinore në këtë industri.

Numri i prillit i “Vogue” do të jetë në dispozicion në New York dhe Los Angeles që nga 19 marsi ndërsa në të gjithë vendin nga 26 marsi.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.