Njerëzit më të shëndetshëm në botë nuk shkojnë në palestër

Nëse doni të jeni sa më të shëndetshëm që është e mundur, nuk keni nevojë për pajisjet e palestrës.

Njerëzit në Zonat Blu të botës- vendet rreth botës me jetëgjatësinë më të lartë- nuk grenë pesha, nuk vrapojnë në maratona dhe nuk shkojnë në palestër. Në vend të kësaj ata jetojnë në ambiente që i shtyjnë vazhdimisht të lëvizin pa e menduar fare. Kjo do të thotë se ata rrisin kopshte, ecin gjatë ditës dhe minimizojnë komoditetet mekanike për punët në shtëpi dhe oborr.

Në fakt, studiuesit e Zonave Blu erdhën në përfundim se lëvizja rutinë natyrale është një nga mënyrat më me ndikim për të shtuar jetëgjatësinë dhe një zakon i njohur mes popullatave më jetëgjata të botës.

Natyrisht, kjo mund të mos duket reale brenda ekonomisë sonë të tanishme të dijes kur jemi shpesh tërë ditën të lidhur për tavoline para ekranit të kompjuterit.

Lëvizja natyrale gjatë ditës mund të tingëllojë e kënaqshme dhe romantike por realiteti është që 100 vite më parë vetëm 10% prej nesh kishin punë ku nuk duhej të lëvizje, ndërsa sot 90% e njerëzve kanë punë të tilla.

Një nga mënyrat më të mira për të lëvizur është të shfrytëzoni një mënyrë aktive të transportit. Kjo nënkupton t’i dërgoni fëmijët në shkollë në këmbë, të ecni ose të shkoni me biçikletë në dyqan, në shtëpinë e një shoku apo kur dilni për darkë. Do të ishte ideale nëse mund të ecni ose të shkoni me biçikletë edhe në punë.  Ndoshta edhe punët e shtëpisë do t’ju dukeshin më argëtuese nëse do t’ia përkujtonit vetes se ua zgjasin jetën.

Thjesht, lëvizja natyrale mund të ketë më shumë ndikim sesa palestra.