00:00:00
17 Jan

Njerëzit mbi 65 vjeҫ shpërndajnë më shumë lajme të rreme

Amerikanët më të moshuar janë më të prirur për të shpërndare lajme të rreme në Facebook, bazuar në një analizë nga studiuesit e Universiteteve të New York-ut dhe Princeton-it. Përdoruesit më të moshuar shpërndanin më shumë lajme të rreme pa marrë parasysh shkollimin, gjininë, racën apo të ardhurat. Në fakt mosha e përdoruesve parashikonte sjelljen e tyre më mire se ҫdo karakteristikë tjetër- përfshirë edhe përkatësinë partiake.

Roli i lajmeve të rreme në ndikimin e sjelljeve të votuesve është debatuar vazhdimisht që nga fitorja e befasishme e Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016. Të paktën një studim ka gjetur se lajmet e rreme pro-Trumpit i kanë bindur disa njerëz të votojnë për të e jo për Clinton-in. Një tjetër studim ka gjetur se relativisht pak njerëz klikonin në lajmet e rreme- por se se kryetitujt e tyre shfaqeshin më shumë në kryefaqen e Facebook-ut. Gjetja se njerëzit më të moshuar janë më të prirur për të shpërndarë lajme të rreme mund t’i ndihmojë përdoruesve të mediave sociale si dhe platformave të krijojnë intervenime më efektive për të ndaluar mashtrimin.

11% e përdoruesve më të vjetër se 65 vjeҫ shpërndanin momente qesharake, ndërsa 3% e përdoruesve të moshës 18 deri 29 vjeҫ. Përdoruesit e Facebook-ut mbi moshën 65 vjeҫ shpërndanin dy herë më shumë artikuj me lajme të rreme në krahasim me at atë moshës 45 deri në 65 vjeҫ dhe gati 7 herë më shumë se përdoruesit e rinj (18 deri 29 vjeҫ).

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.