Një shkollë instalon një automat librash

Mes shumë lajmeve të tmerrshme e shkurajuese, një shkollë në Buffalo, New York pati idenë briliante të krijonte një automat të mbushur me libra dhe fëmijët po e adhurojnë.

Shkolla Arthur O.Eve pati një ceremoni me prerje shiriti për automatin e tyre me libra. Nxënësve iu dhanë monedha të veçanta të arta për t’i vënë në vrimë dhe për të nxjerrë materialin e përzgjedhur të leximit.

Një video nga zbulimi i automatit shfaq një vajzë që vendos monedhën në automat dhe nxjerr një kopje të “The Best School Year Ever” dhe e mban me krenari mbi kokën e saj ndërkohë që fotografët bëjnë fotografi.

Drejtoresha, Parette Walker tha se automati i librave është i hapur për të gjithë nxënësit nga parashkollor deri në klasën e katërt.

“Nuk po e bazojmë në sjellje”, tha ajo. “Nuk po e bazojmë as në pjesëmarrje në mësim në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të marrin libra”.

Fëmijët janë të mirëpritur të marrin librat në shtëpi dhe të fillojnë të krijojnë librarinë e tyre. Anëtarja e bordit të shkollës, Sharon Belton-Cottman shpreson se ky automat do t’i nxisë prindërit “të fokusohen në lexim”.

“Një nga çështjet më të mëdha që kemi pasur në këtë distrikt ka qenë aftësia për shkrim e lexim”, shpjegoi ajo. “Nëse fëmijët tanë mund të lexojnë, ata mund të mbijetojnë”.

Automati u ble për 2000 dollarë nga Organizata për Veprim në Komunitet. Grupi gjithashtu pagoi 1000 dollarë për ta mbushur me libra. Ai do të vazhdojë të rimbushet falë “Tavolinës së Mësuesit”, një dyqan joprofitabil i furnizimit të shkollave.

Njerëzit në Twitter po e duartrokasin këtë ide briliante dhe po konsiderojnë ta përsërisin në shkollat e tyre. Edhe autorët kanë ndërhyrë, duke ofruar të dhurojnë veprat e tyre për automatin.

 

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.