Një qyp me lira është gjetur nën teatër

Rreth 300 monedha të vjetra romake janë gjendur nën objektin që dikur ishte teatër, thonë autoritetet.

Thesari i rrallë u gjet nga ndërtimtarët të cilët po ndërtonin një apartament kompleks anash Teatrit historik Cressoni, në veri të Italisë, i mbyllur që nga viti 1990.

Thesari del të jetë një vazo e mbushur me monedha që besohet se datojnë që nga viti 474 Para Lindjes së Krishtit.

“Më shumë se e jashtëzakonshme—një nga zbulimet që shënjon historinë”, tha Alberto Bonisoli, Ministër i Kulturës.

Arkeologët po analizojnë dhe studiojnë monedhat në një laborator në Milano, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Trashëgimisë.

“Zona ka dëshmuar të jetë një thesar shumë i vlefshëm për arkeologjinë tonë. Një zbulim që më mbush me krenari”. Tha Bonisoli në një deklaratë për shtyp.

Kushdo që e ka vendosur qypin në atë vend “e ka groposur në atë mënyrë që në raste rreziku të mund të shkoj dhe ta marrë”, tha Maria Grazia Facchinetti, një eksperte e monedhave të vjetra.

“Ato ishin tubuar në rrathe, ngjashëm me ato që i shohim tani në banka”, tha ajo, duke shtuar se monedhat kanë gdhendje përperandorët si Honorius, Valentinian III, Leon I, Antonio, and Libio Severo “kështu që num mund të jenë m të vjetra se 474 P.E.S”.