00:00:00
23 Mar

New York Times shkruan për restorantin shqiptar në New York

Në koleksionin e veglave antike që pronari, Ramiz Kukaj i ka sjellë nga vendi i vjetër bëjnë pjesë çikriku, instrumentet me tela, zgjedha, mulliri i kafesë, makinat e shkrimit, pjatat e metalit dhe kostumet të qëndisura, thuhet në artikullin e New York Times. Disa prej tyre, thotë Kukaj, e kanë origjinën që në shekullin e 18-të. Dyshemeja dhe muret duket të jenë marrë nga një fermë shqiptare ndërsa folësit luajnë melodi të trishta popullore në instrumente tradicionale. Restoranti është i zhytur në nostalgji.

Nëse dëshironi një përvojë të re shqiptare, thuhet më tej, Çka Ka Qellu, është vendi ku duhet të shkoni.

Kuzhina nuk përqendrohet në ushqimin e detit të bregut të Adriatikut në Shqipëri apo në kuzhinën e jugut të anuar nga kuzhina greke dhe turke. Në vend të kësaj, ka më shumë ushqime të veriut. Në veçanti, ka një ndërthurje të fuqishme me Kosovën, prej nga vijnë edhe Kukaj dhe kuzhinieri Afrim Kaliqani.

Artikulli i New York Times më tutje flet për ushqimet e servuara në restorantin shqiptar duke filluar me produktet qumështore. Shkruhet se disa ushqime që janë pothuajse të domosdoshme në fillim të përvojës në Cka Ka Qellu janë: taratura, jogurti me tranguj të copëtuar, hudhër dhe majdanoz; ajka e përzier me copa të suxhukut për t’i dhënë një ngjyrë dhe një shije djegës; dhe kajmak, me të cilin mund të përzihet gjithçka.

Në artikull përmenden edhe kaçamaku, leçeniku, flija, buka e pjekur, mantijat, qoftet, qebapat, tava me mish viçi si dhe Skanderberg.

Në fund, artikulli flet edhe për ëmbëlsirat që ashtu si buka përgatiten në restorant: baklava, haxhimaku dhe sheqerparja.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.