00:00:00
23 Mar

New Delhi, kryeqyteti më i ndotur në botë

New Delhi ishte kryeqyteti më i ndotur në botë gjatë vitit 2018, thanë dy grupe që monitorojnë ndotjen e ajrit.

Kryeqyteti indian, shtëpia e më shumë se 20 milionë njerëzve, u pasua nga kryeqyteti i Bangladeshit, Dhaka dhe i Afganistanit, Kabul, sipas studimit nga IQ AirVisual, një grup zviceran që mbledh të dhëna globale rreth cilësisë së ajrit, si dhe nga Greenpeace.

Ajri toksik i New Delhi shkaktohet nga automjetet dhe emetimet industriale, pluhuri nga vendet e ndërtimit dhe tymi nga djegia e mbeturinave.

Pekini, në anën tjetër, është kryeqyteti i tetë më i ndotur në botë. Kina është munduar me vite të tëra të përforcojë rregullat e lidhura me ambientin dhe të përballet me industritë ndotëse dhe viteve të fundit ka përfituar nga legjisacioni tejet i përmirësuar dhe vullneti më i madh politik për të luftuar cilësinë e ulët të ajrit.

15 prej 20 qyteteve më të ndotura në botë gjenden në Indi.

“Pyetja së cilës duhet t’i përgjigjemi është nëse ka mjaftueshëm vullnet politik për të luftuar me agresivitet emergjencën e shëndetit me të cilën përballet sot India dhe t’i shmangim lëndët dhe praktikat ndotëse”, tha Pujarini Sen, zëdhënëse e Greenpeace India.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.