00:00:00
23 Mar

Netflix largon nga ‘Bird Box’ pamje të një tragjedie reale

Kanali i transmetimit ka thënë se do të largojë  nga filmi ‘Bird Box’ pamje nga një fatkeqësi hekurudhore e cila ka ndodhur në të vërtetë.

Kompania konfirmoi në janar se filmi i famshëm përmbante një klip të shkurtër nga një tragjedi e rëndë në Kanadë.

Fragmenti ishte përdorur në film për të paraqitur një lajm fiktiv rreth një skenari apokaliptik.

Netflix fillimisht kishte thënë se nuk do ta zëvendësonte pamjen në fjalë.

Në një deklaratë të enjten,  kompania konfirmoi se së bashku me producentët e ‘Bird Box’ kane vendosur ta zëvendësojnë klipin.

“Ne kërkojmë falje për dhimbjen e shkaktuar ndaj komunitet Lac-Megantic (ku kishte ndodhur aksidenti i lartpërmendur)”, thoshte deklarata duke mos dhënë ndonjë arsye për ndryshim të vendimit.

Mbi 45 persona ishin vrarë në vitin 2013 kur një tren i cili barte vaj doli nga shinat në qytetin Quebec të  Lac-Megantic. Dhjetëra shtëpi dhe biznese ishin shkatërruar.

Procesi i zëvendësimit të klipit në mbarë botën do të marrë disa javë, tha kompania.

Në janar, ministrja kulturës së Quebec i shkroi shefit ekzekutiv të Netflix, ku i kërkoi kompanisë të largonin pamjet.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.