00:00:00
23 Mar

Netflix do ta vendosë vet klasifikimin zyrtar të moshës

Netflix do të vendosë klasifikimin zyrtar të moshës të Britanisë së Madhe në filmat dhe serialet e tij duke përdorur një algoritëm të ri i cili do të thotë se i gjithë katalogu i tij ka një klasifikim.

Deri më tani, klasifikimet si PG, 12 deri më 18 vjeҫ janë vendosur nga Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit (BBFC).

Netflix do të bëhet kompania e parë të përcaktojë klasifikimet që do t’i dorëzohen BBFC par aprovim.

Netflix në mënyrë manuale do të vendosë etiketime si dhuna apo mallkime dhe algoritmi do të zgjedhë klasifikimin e duhur të moshës.

Një zëdhënës si BBFC tha: “Kjo është hera e parë që BBFC ka bashkëpunuar me një ofrues të përmbajtjes dhe kanë vendosur së bashku një skemë qe do të thotë se ata do të klasifikojnë përmbajtjen e tyre. Kjo përmbajtje pastaj do të marrë një klasifikim të BBFC.

“Përmbajtja do të shikohet nga një person, sidoqoftë vendimi për klasifikim do të bëhet në mënyrë digjitale nga etiketat që shikuesi i vendos në sistem.

“Në këtë mënyrë, nëse përmbajtja ka dhunë në ndonjë pikë të caktuar, ajo do të etiketohet dhe këto etiketa do të përdoren për të krijuar bazat e klasifikimit final”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.