Në moshë të shtyer çiftet zihen më pak dhe qeshin më shumë

A jeni ndjerë ndonjëherë sikur martesa juaj po e humb shkëlqimin e saj dhe e gjithë romanca po zëvendësohet me zënka të kota? Mos u shqetësoni, ka dritë – dhe lumturi – në fund të tunelit. Një studim i ri zbuloi se bashkëshortët më të moshuar e shohin njëri tjetrin më pozitivisht dhe të gjitha grindjet dhe stresi zëvendësohen me të qeshura dhe hare.

Për disa kjo mund të jetë e vështirë të besohet por studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në Berkley thanë se provat e regjistruara janë e gjithë dëshmia që iu duhet. Ndërkohë që burrat dhe gratë plaken, negativiteti i tyre ndaj njëri tjetrit zbehet. Personat e martuar për më shumë se 35 vjet tregojnë më shumë butësi sesa çiftet e reja.

“Zbulimet tona hedhin dritë mbi një nga paradokset e mëdha të jetës në moshë të shtyer” tha autori kryesor i studimit, Robert Levenson, profesor i psikologjisë në Berkley. “Pavarësisht përjetimit të humbjes së miqve dhe anëtarëve të familjes, njerëzit e moshuar në martesa të qëndrueshme janë relativisht të lumtur dhe kanë nivel të ulët të depresionit dhe ankthit. Martesa u ka bërë mirë shëndetit të tyre mendor”.

Studimi tregoi se çiftet shfaqnin sjellje më pozitive dhe më pak sjellje negative ndërkohë që plakeshin. Në veçanti, ata shfaqnin më shumë humor dhe dashuri dhe zvogëlonin sasinë e kritikave dhe qasjes mbrojtëse.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.