00:00:00
22 Mar

Në librin e ri, Malala Yousafzai ngrit zërin e vajzave refugjate

Fituesja e çmimit Nobel, Malala Yousafzai, ka një libër të ri që thekson historitë e vajzave të reja të ndikuara nga politikat globale të emigrimit. Në librin e saj më të ri ajo tregon jo vetëm historinë e saj të zhvendosjes pasi u qëllua dhe gati u vra nga talibanët në atdheun e saj në Pakistan por edhe historitë e grave të tjera të zhvendosura që ka takuar.

“Shpeshherë kur dëgjojmë për refugjatët, dëgjojmë vetëm për figura dhe numra. Ne dëgjojmë rreth tyre por nuk dëgjojmë kurrë nga ta. Nuk dëgjojmë kurrë çfarë duan të thonë, çfarë ëndrra kanë, çfarë aspirata”, tha Yousafzai. Studentja e Universitetit të Oksfordit tha se shpresonte se njerëzit do të mësonin më shumë për refugjatët duke dëgjuar nga ta.

“Për shumicën e këtyre vajzave, grave dhe fëmijëve rreth botës që po kalojnë nëpër konflikte dhe luftra në këto momente, zgjidhja e fundit është që të bëhen refugjatë por kjo është shpesh zgjidhja e fundit për të mbijetuar”, tha Yousafzai. “Dhe ata duan vetëm të jetojnë në një vend të qetë. Ata duan të kenë një shtëpi. Duan të kenë një të ardhme për fëmijët e tyre. Shpeshherë, nuk i dëgjojmë këto gjëra dhe mendoj se kjo është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë dhe që unë dua ta përçoj në botë”.

Historitë përfshijnë ato të Marie Claire, një refugjate që u largua nga dhuna në Republikën Demokratike të Kongos për t’u zhvendosur në Lancaster, Pennsylvania. Ajo gjithashtu shkruan për Analisa, e cila u largua nga Guetamala dhe bëri një udhëtim të rrezikshëm përreth kufirit SHBA- Meksikë deri në Massachusetts në kërkim të një jete më të mirë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.