00:00:00
22 Feb

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit, Tatino Films dhe QKK

Në shtandin e Kosovës në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Qendrës Kinemaktografike të Kosovës dhe Tatino Films e cila do t’ua mundësojë filmbërësve kosovarë trajnimin, këshillimin dhe mbikqyrjen nga ana 5 ekspertëve ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues të metrazhit të gjatë të cilat janë në fazën e post-produksionit. Kjo do të realizohet përmes punëtorisë intenzive First Cut Lab Kosovo që fillon këtë vit.

Kryesuesja e Këshillit Drejtues të QKK-së Ilire Vinca e cila ishte edhe iniciatorja e kësaj marrëveshje, u shpreh e lumtur që ekspertët e First Cut Lab do të jenë me ne të ofrojnë e njohuritë më të avancuara në ngritjen e nivelit kinematografik.

Qëllimi e kësaj punëtorie është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezenca e tyre në festivale të rëndësishme.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.