Nëse do të flisnit me çdo adhurues qeni në planet, do t’ju thonin të njëjtën gjë: jetëgjatësia e qenve nuk është e mjaftueshme. Një qen jeton mesatarisht vetëm 10 deri në 15 vjet. Pronarët që mund t’i mbajnë kafshët e tyre të dashura për një kohë më të gjatë janë të vetëdijshëm se sa me fat janë. I tillë ka qenë edhe pronari i Maggie, qenushja që deri tani ka pasur titullin e “qenit më të vjetër në botë”
Ajo ishte një kelpie australiane që i kalonte ditët në një fermë me familjen e saj. Brian është pronari i saj dhe ai thotë se qeni ka jetuar 30 vjet. Megjithatë, ai nuk i ka dokumentet zyrtare për ta dëshmuar këtë. Maggie ishte një vit më e vjetër se qeni që mbante rekordin e mëparshëm e që besohet se ka vdekur në vitin 1939.
Ajo ishte një qenushe e lumtur gjatë jetës së saj. Asgjë nuk i pëlqente më shumë sesa të kalonte kohë me njerëzit e saj të preferuar. Ajo ishte aktive deri në ditët e fundit të jetës. Ende ecte deri te zyra lokale dhe madje gjente kohë edhe t’u hungërinte maceve.
Brian është i trishtuar për humbjen e saj por është i lumtur për mënyrën se si ajo ndërrroi jetë pasi që nuk vuajti fare në ditët e fundit.
Maggie the Kelpie could be the oldest dog in the world. At an impressive thirty human years of age. https://t.co/CcfXJ2L9wL
— 7 News Perth (@7NewsPerth) November 5, 2015