00:00:00
22 Feb

Ndalohet pjesëtari i FSK-së për keqpërdorim seksual

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, rreth orës 17:30 minuta, ka ndaluar të dyshuarin M.S., pjesëtar i FSK-së, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor.

Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.