00:00:00
23 Mar

MZHE ndan 290 mijë € për sektorin e arsimit në Gjakovë

Në vazhdën e implementimit të projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë”, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës.

Ky memorandum i bashkëpunimi kap shifrën totale prej 319 mijë euro, ku 290 mijë sosh do të ndahen nga MZHE dhe 29 mijë nga Komuna e Gjakovës për restaurimin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ylli Morina” në Gjakovë, duke e bërë atë më efiçiente nën kornizën e zbatimit të planit te zbatimit të masave efiçiente.

Ministri Valdrin Lluka gjatë fjalimit tha se ky nuk do të jetë donacioni i vetëm që do të bëhet në shkollat e qytetit të Gjakovës.

“Ky investim prej 290 mijë euro nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është pjesë e zbatimit të masave të eficiencës së energjisë në nivel lokal. Me anë të këtij fondi do ta restaurojmë shkollën “Ylli Morina” duke e bërë atë më eficiente. Ky donacion nuk do të jetë i fundit, ashtu siç kemi investuar më herët në krijimin e laboratorit të informatikës në shkollë, ne do të vazhdojmë me investime në fushën e tenologjisë, duke krijuar qendrën kreative dhe investime të ngjashme do të ndodhin në shkollat tjera të qytetit të Gjakovës”, tha ministri Lluka.

Nga ana tjetër Ardian Gjini, kryetari i Komunës së Gjakovës tha se është shumë falënderues për shumën e ndarë për restaurimin e shkollës.

“Falënderojmë ministrin Lluka për ndarjen e shumës prej 290 mijë euro për renovim të shkollës, ne shpresojmë se do të thellojmë edhe më tej bashkëpunimin mes Komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.”, tha Gjini.

Ndërsa drejtori i shkollës, Berat Bejtullahu falendëroi ministrin Lluka dhe kryetarin Gjini për ndarjen e mjeteve për bërjen e shkollës më efiçiente duke pohuar se kjo do ta lehtëson mësimim për nxënësat e kësaj shkolle

Në fund ministri Lluka takoi bashkëluftëtarët e dëshmorit Ylli Morina dhe stafin e shkollës që mban emrin e dëshmorit.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.