00:00:00
23 Mar

Muzikali i Britney Spears shfaqet në Broadway vitin e ardhshëm

Muzika e Britney Spears do të jetë fokusi i një muzikali të ri në Broadway.

“Once Upon a One More Time” do të shfrytëzojë katalogun e hiteve të këngëtares për të treguar e një grupi të librave ku marrin pjesë princeshat e përrallave. Një “ndrikull mashtruese” megjithatë i bën që ato të vënë në pikëpyetje nocionin e të qënit të lumtur përgjithmonë.

Muzikali do të shfaqet premierë në Chicago më vonë gjatë këtij viti para se të transferohet në Broadway në vitin 2020.

“Jam shumë e entuziasmuar që do të kem një muzikal me këngët e mia- veçanërisht një që zhvillohet në një botë kaq magjike të mbushur me personazhe me të cilat jam rritur, të cilat i dua dhe i adhuroj”, tha Spears. “Kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua”.

Muzikali do të shfaqë një libër nga Jon Hartmere, i cili shkroi komedinë e Kevin Hart “The Upside”.

Ai tha se:

“Këto femra kanë qenë në një botë të mbyllur hermetikisht dhe pastaj fillojnë të zhyten në idetë moderne, valën e dytë dhe të tretë të feminizmit dhe të eksplorojnë se si barten historitë te ne dhe nga rrjedhin normat por është gjithashtu shumë argëtuese dhe qesharake”.

Siç pohohet, shfaqja do të ketë 23 këngë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.