00:00:00
22 Feb

Muzeu i Skocisë thotë se guri i Piramidës nuk është i vjedhur

Drejtori i Muzeut Nacional të Skocisë ka thënë se është i bindur se guri i rrallë nga Piramida e Madhe e Egjiptit nuk ishte vjedhur nga mbledhësi skocez i antikiteteve.

Gordon Rintoul, drejtori i muzeut insistoi se muzeu i kishte gjitha dokumentet e nevojshme për të dëshmuar se guri gëlqeror i Piramidës së Gizës ishte marrë në mënyrë të ligjshme në emër të Charles Pizzi Smyth gati 140 vite më parë.

“Ne jemi plotësisht të kënaqur se nuk ka gjasa që ai të jetë tregtuar në mënyrë ilegale. Ai ka qenë këtu që nga viti 1872”, tha ai.

Qeveria egjiptiane ka kërkuar të shohë dokumentacionin për të dëshmuar se guri ishte marrë në mënyrë legale. Guri u shfaqë për herë të parë në janar dhe do të dalë në publik në Muzeun Nacional të Skocisë javën e ardhshme.

Guri gëlqeror nga Piramida e Madhe, i cili besohet të jetë i vetmi që është larguar nga Egjipti,  do të jetë i vendosur në galerinë egjiptiane të muzeut.

Qeveria egjiptiane ka paralajmëruar se marrja e gjërave antike pa një leje zyrtare është krim. Shaaban Abdel-Gawad, kreu i departamentit të riatdhesimit, tha: “Nëse gjejmë se diҫka është larguar nga Egjipti në mënyrë ilegale, ne punojmë në riatdhesimin e saj nga që është drejtë e jona”.

Rintoul tha se muzeu e kupton situatën e Egjiptit. Ai tha se ata qartë janë shokuar kur muzeu ka lajmëruar se guri do të paraqitet në publik. Muzeu i ka dërguar zyrtarëve egjiptian gjithë dokumentacionin që kishte nga viti 1872.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.