00:00:00
22 Feb

Mustafa takohet me dërguarin e posaçëm të OKB, Eide

Mustafa takohet me ish të dërguarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot është takuar me ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide.

Gjatë takimit është diskutuar për çështje aktuale politike në vend, rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe rolin e LDK-së në të gjitha këto procese.

Kryetari Mustafa falenderoi Kai Eide për mbështetjen e tij në të gjitha proceset deri në pavarësinë e Kosovës.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.