00:00:00
17 Jan

Nadia Murad ndërton spital për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Nadia Murad, aktiviste për të drejtat e njeriut, që fitoi çmimin Nobel për Paqe  këtë vit, ka njoftuar se do të përdorë çmimin e saj prej 1 milion dollarë për ndërtimin e një spitali për viktimat e abuzimit seksual në qytetin e saj Sinjar të Irakut, raporton Reuters.

“Me paratë që kam marrë nga Çmimi Nobel për Paqen, unë do të ndërtoj një spital në Sinjar për të trajtuar njerëzit e sëmurë, kryesisht vejusha dhe gra që ishin të ekspozuar ndaj abuzimeve seksuale nga militantët e Shtetit Islamik”, tha ajo para një turme të madhe në Sinjar në dhjetor.

Lufta për t’i dhënë fund dhunës seksuale është më shumë se vetëm një shkak i përkryer për Murad. Puna e saj është nxitur nga përvojat e saj personale dhe sfidat që ajo ka kapërcyer.

Murad u rrëmbye dhe u mbajt si skllave e seksit nga militantët e Shtetit Islamik për tre muaj në vitin 2014, kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe. Pas arratisjes, ajo iku në Gjermani ku ajo filloi të thërrasë mbështetje për komunitetin Yazidi – një pakicë fetare në Irakun veriperëndimor që është zhvendosur, persekutuar dhe vrarë nga luftëtarët e ISIS.

Rreth 7,000 gra dhe fëmijë u kapën nga ISIS në Irakun veriperëndimor në vitin 2014 dhe shumë prej tyre u përdhunuan dhe u torturuan.

Si një aktiviste e të drejtave të njeriut, Murad e ka bërë misionin e saj për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si një armë lufte dhe për të mbajtur militantë të Shtetit Islamik përgjegjës për abuzimin e tyre me popullin Yazidi. Më parë këtë vit, Murad mori çmimin Nobel për Paqe së bashku me Denis Mukwege, një mjek kongolez i specializuar në trajtimin e të mbijetuarve të dhunimit në Republikën Demokratike të Kongos, ku përdhunimi masiv është përdorur gjithashtu si taktikë lufte për dekada të tëra.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.